Reagon ashpër Alma Lama: Ku i keni faktet?

Aktuale

Reagon ashpër Alma Lama: Ku i keni faktet?

Nga: N.H Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:27
Alma Lama

U raportua se kërkesa për tërheqjen e Lamës nga misioni diplomatik, është bërë për shkak se ajo e ka paraqitur Kosovën si shtet islamik.

E lidhur me ketë lajm, ka reaguar ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mediat kanë bërë shpifjen më të ulët ndaj saj. Ndërsa, ka theksuar se do t’i drejtohet organeve gjyqësore.

“Ka dy vjet që bën fushatë shpifjesh të qëllimshme pa asnjë fakt. Agjendën e tyre dhe “burimin anonim” ka vetëm një mënyrë për ta ndalur: gjykata. Po kështu e ftoj publikisht MPJ-në të reagojë ndaj shpifjes”, ka shkruar Lama në Facebook.

Ja shkrimi i saj pandërhyrje:

Genjeshtra e ulet e KTV

KTV sonte beri shpifjen me te ulet ndaj meje qe eshte bere ndonjehere.

Duke shpikur nje burim anonim ne MPj se gjoja une e paskam “paraqitur Kosoven si shtet islamik”. Ku i keni faktet????

E pabesueshme gjithe kjo urrejtje ndaj meje e Flaka Surroit dhe medias se saj!

Ka dy vjet qe ben fushate shpifjesh te qellimshme pa asnje fakt.

Agjenden e tyre dhe “burimin anonim” ka vetem nje menyre per ta ndalur: gjykata!!

Po keshtu e ftoj publikisht MPJ-ne te reagoje ndaj shpifjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat