Lutfi Haziri: Kadri Veseli është bërë si babadimër, pa LDK-në s’ka shtetndërtim

Aktuale

Lutfi Haziri: Kadri Veseli është bërë si babadimër, pa LDK-në s’ka shtetndërtim

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:45
Lutfi Haziri dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet.

Ndërkaq këtij të fundit i është përgjigjur Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke i quajtur deklaratat e Veselit si babadimrit.

Sipas tij “Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve”, ka shkruar Haziri në facebook.

Ja postimi i plotë:

Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu. Urime i Ri 2019!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat