Lajçi u plagos sa ishte në veturën e tij, dikush e gjuajti nga parku në Pejë

Aktuale

Lajçi u plagos sa ishte në veturën e tij, dikush e gjuajti nga parku në Pejë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:15 pikërisht në Parkun e Vogël të qytetit, derisa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari.

Viktima si pasojë ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Media ka bërë të ditur identitetin e të plagosurit, i cili është Besim Lajçi.

Lajçi ishte doke vozitur në veturën e tij, kur edhe është qëlluar nga parku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat