Rastet e krimit të organizuar, ministri Mustafa në takim me drejtorin e policisë

Aktuale

Rastet e krimit të organizuar, ministri Mustafa në takim me drejtorin e policisë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thirrur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me qëllim të intensifikimit të reagimeve kundër krimit të organizuar.

Qalaj gjatë takimit informoi ministrin mbi masat e ndërmarra në fushën e rendit dhe sigurisë publike.

Ministri i brendshëm i siguroi Policisë së Kosovës mbështetjen e plotë në realizimin e detyrave operacionale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të fenomeneve të cilat po cenojnë sigurinë publike në Kosovë si dhe po shqetësojnë qytetarët dhe opinionin publik.

Në këtë kuadër ministri kërkoi prezencë më të madhe policore dhe rezultate konkrete në parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe në identifikimin e personave të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat