Haradinaj: Kosova e ka edhe një shans për vizat

Aktuale

Haradinaj: Kosova e ka edhe një shans për vizat

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 10:47
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria nën drejtimin e tij gjatë vitit 2018 ka marrë vendime në të mirë të qytetarëve të saj si ai për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në  nje interviste ”, ai ka theksuar se Kosova me këtë qeveri është krejtësisht ndryshe.

Haradinaj ka thënë se Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave në vitin 2019.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat