Haradinaj pret sërish raporte nga zëvendës ministrat

Aktuale

Haradinaj pret sërish raporte nga zëvendës ministrat

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:39
Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se është në pritje të raporteve të reja të punës së zëvendës ministrave në qeverinë e tij.

Në një konferencë për shtyp në ditën e fundit të vitit, ai tha se pret që gjatë janarit, zëvendës ministrat e tij t’ia dërgojnë raportet e dyta të punës.

Qeveria e Haradinajt është kritikuar gjerësisht gjatë vitit 2018 për numrin e madh të zëvendës ministrave të emëruar. Aktualisht qeveria ka mbi 80 të tillë.

“E kemi paraparë një raport për fundvit, besoj gjatë janarit do t’i dërgojnë”, tha Haradinaj kur u pyet nga KALLXO.com.

“Disa janë të mirë. Naim Qelaj për shembull (zëvendës ministër i Drejtësisë) ka bërë punë të mirë në dokumente kundër dhunës në familje. Por janë shumë, e di. nuk ka dilemë që janë shumë”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat