Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek përmendorja e të pagjeturëve para Kuvendit të Kosovës.
Ai është zotuar se të bën çmos për ta ndriçuar fatin e të zhdukurëve gjatë luftës,
“Kosovës i mungojnë njerëzit e saj, çdo ditë e çdo vit. Sot, në këtë fundvit, bëra homazhe te obelisku për të pagjeturit, në shenjë bashkëndjenje e respekti për secilin familjar që ende jeton në agoninë e pritjes për më të dashurit dhe me zotimin se do të bëjmë çmos për ta ndriçuar fatin edhe të njeriut të fundit të Kosovës, të zhdukur gjatë luftës”, ka shkruar Haradinaj.