Thaçi: Çështja e të pagjeturëve, prioritet në fazën përfundimtare të dialogut

Aktuale

Thaçi: Çështja e të pagjeturëve, prioritet në fazën përfundimtare të dialogut

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:06
Presidenti i vendit, Hashim Thaç

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi bëri sot homazhe tek “Përmendorja dedikuar personave të pagjetur”.

Thaçi ka thënë se të pagjeturit janë plaga me e rëndë e shoqërisë sonë,

Presidenti ka shtuar se në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare.

Postimi i plotë në Facebook:

Së bashku me familjarët e personave të pagjetur, në ditën e fundit të këtij viti, bëmë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. Kjo është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë, të cilën e bartim me vete në momentet e gëzimit dhe hidhërimit. Në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare. Familjet e të pagjeturve meritojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, prandaj si institucione do të bëjmë të pamundurën që ta zbardhim fatin e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat