2018-ta, vit i sukseseve të mëdha për Njmoza Eminin

Aktuale

2018-ta, vit i sukseseve të mëdha për Njmoza Eminin

Nga: D. B. Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:34
Njomza Emini

Ish deputetja e LDK-së, Njomza Emini, e cila këtë vit ka vendosur që ndërrimin e motmoteve ta pres në gjirin familjar, ka uruar Vitin e Ri 2019, për të gjithë njerëzit kudo që janë, duke dëshiruar që vitin që do hymë, të mos ketë më vend për urrejtës mes njerëzish, por vetëm dashuri e mirësi.

Ajo ka thënë për “Bota sot” se këtë Vit të Ri do ta pret me familjen e saj të dashur, pasi për të, ata janë njerëzit më të dashur të zemrës. Kurse sa i përket sukseseve të saj, Emini ka thënë se viti 2018 do të mbahet mend për të për shkak të sukseseve të kurorëzuara, duke përçuar edhe mesazhin e bukur për vitin e shpresave të reja.

“Vitin që e po e lëmë pas, vitin 2018 pa dyshim mund të them, se ka qenë një vit i sukseseve të mia, duke përfshirë këtu edhe Dekoratën që e morra nga Presidenti i Francës “Kalorës i legjionit të nderit”, ka thënë Emini.

Ajo po ashtu ka edhe një dëshirë dhe mesazh përçues, për të gjithë njerëzit kudo që janë.

“Urojë që të gjithë njerëzit kudo që janë të kenë shëndet, harmoni, dhe mbarësi në jetë. Po ashtu do dëshiroja që qytetarët e Kosovës këtë vit të lëvizin të lirë përtej kufijve atje ku kanë edhe të dashurit e të të familjes, në mënyrë që të çmallen me ta. Pasi ne shtetasit me të ri, e meritojmë një lëvizje të lirë ashtu si popujt e tjetër. Gjithashtu urojë që në këtë vit, të mos këtë më urrejtje mes njerëzish por të mbretërojë dashuria mirësia dhe paqja. Gëzuar stafit të “Botës sot” dhe të gjithë lexuesve tuaj kudo që janë”, është shprehur Njomza Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat