Polici që ndali Vuçiqin në Drenicë, me mesazh prekës për vrasjen e kolegut në Istog

Aktuale

Polici që ndali Vuçiqin në Drenicë, me mesazh prekës për vrasjen e kolegut në Istog

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Vllaznim Surdulli

Ditën e enjte, gjatë një grabitje të bankës e cila përfundojë me pasoja fatale, mbeti i vrarë edhe një polic në detyrë.

Polici Izet Demaj, i cili i ishte përgjigjur thirrjes për grabitje të një banke në qendër të Istogut, ishte ballafaquar me grabitësin gjatë daljes së tij nga banka.

Grabitësi kishte shtënë me armë automatike në drejtim të policit Demaj, i cili si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe grabitësi, i cili është qëlluar nga një polic tjetër, ku iu gjetën një armë automatike (AK-47) dhe një granadë dore.

Kjo ngjarje ngjalli reagime të shumta, e më së rëndi e përjetuan kolegët e tij.

Vllaznim Surdulli, epror i lartë në Policinë e Kosovës përmes rrjetit social Facebook, duke shprehur dhembshurinë ndaj humbjes së jetës të kolegut të tij, është shprehur se një akt i tillë tregon më së miri dashurinë për atdheun.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Atdhe-dashuria është një ndjenjë e pastër shpirtërore, që gjendet thellë në natyrën e çdo njeriu. Vendi ku lindi ai, ku hapi sytë, lozë me dheun e tij, rritet nga ushqimet që nxjerr ai dhé, kalon stinët e jetës bashkë me ato të vendit, për të ai bëhet si nënë dhe natyrisht, dashuria ndaj tij shkrihet në gjakun e tij/saj. Nëse atdhe-dashuria shfaqet në formën e duhur tek njeriu, ajo mund të kultivojë vlera e virtyte të larta, e të kontribuojë për sigurinë (mbarësinë), jo vetëm të kombit por të gjithë njerëzimit! Kjo foto miqë të dashur tregon gjënë më sublime “dhënia e Jetës në krye të detyrës”, duke mbrojtur vlerat. Lufta ndaj të keqës nuk do ndalet, dhe e mira do fitojë me çdo kusht! Akti i kolegut tonë do jetë frymëzim për të gjithë ne si shoqëri, se si këto vlera duhet të ruhen deri në ‘vet-flijim’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat