“Edhe pak orë na ndajnë nga liberalizimi i vizave”, sipas premtimit të Haradinajt

Aktuale

“Edhe pak orë na ndajnë nga liberalizimi i vizave”, sipas premtimit të Haradinajt

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:41
Foto ilustrim "Bota sot"

U zotua se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri, por as ky ‘premtim’ nuk i doli kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përderisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në përfundim të vitit, Haradinaj kah mesi i këtij muaji ishte shprehur i bindur që Kosovës do t’i jepet liberalizimi i vizave.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në, e kemi normalizimin e dialogut dhe liberalizimin e vizave, këto dyja janë në proces, kjo nuk ndërlidhet me taksën. Besoj se do ta marrim liberalizimin, jo shumë larg, para Vitit të Ri”, tha Haradinaj më 18 dhjetor të 2018-ës, në mbledhjen e Qeverisë.

Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020.

Por kritika të shumta pati nga zyrtarë, politikanë e individë të ndryshëm ndaj ndërmjetësueses së dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, pasi u tha se kur të plotësohen 95 kriteret e kërkuara, liberalizimi ndodhë. E Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian e kanë vërtetuar plotësimin e këtyre kritereve, por, liberalizimi i vizave nuk ndodhi as këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat