Mustafa uron Vitin e Ri: Ta lëmë pas vitin e pritjeve të mëdha dhe sfidave

Aktuale

Mustafa uron Vitin e Ri: Ta lëmë pas vitin e pritjeve të mëdha dhe sfidave

Nga: G.B Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosvoës, Isa Mustafa, u ka uruar të gjithëve Vitin e Ri 2019, duke lënë pas një vit të pritjeve të mëdha dhe sfida, e duke shpresuar mbarësi për të gjithë qytetarët, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se duhet mbledhur energjitë pozitive për ta bërë të lumtur çdo njeri dhe çdo familje dhe për të punuar për fuqizimin e shtetit.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Veprimtarë dhe simpatizant të LDK-së,
Duke lënë pas një vit të pritjeve të mëdha dhe të sfidave, uroj që viti 2019 të jetë vit i mbarë për Kosovën dhe për çdo qytetar të Kosovës. 
Le të mbledhim energjitë tona pozitive për ta bërë të lumtur çdo njeri dhe çdo familje; të punojmë për fuqizimin e shtetit ; për të rinjtë dhe të moshuarit, për ardhmërinë e shëndoshë dhe të lumtur të çdo qytetari tanë në Kosovë dhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë Kosovës!
Uroj që viti 2019 të jetë vit i gëzuar për çdonjërin nga ju!
Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat