Aksident tjetër në magjistralen Prishtinë- Podujevë, dyshohet për të vdekur e disa të lënduar rëndë

Aktuale

Aksident tjetër në magjistralen Prishtinë- Podujevë, dyshohet për të vdekur e disa të lënduar rëndë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë traifku në magjistralen Prishtinë- Podujevë.               

Në aksidentin në fjalë janë përfshirë katër vetura, dhe për pasojë shumë persona kanë marrë lëndime trupore.

Kujtojmë se sot gjatë ditës janë shënuar disa aksidente, mes tyre edhe një me fatalitet në Penuhë të Podujevës ku një grua ndërroi jetë, ndërkaq shtatë të tjera janë në gjendje kritike.

Kujtojmë faktin se gjatë këtij viti numri i aksidenteve në komunikacion dukshëm ka shënuar rritje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat