Koci uron me foton e Adem Jasharit: Ne festojmë, e ai dhe familja e tij vazhdojnë të kujdesen për ne si engjujë!

Aktuale

Koci uron me foton e Adem Jasharit: Ne festojmë, e ai dhe familja e tij vazhdojnë të kujdesen për ne si engjujë!

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:55
Adem Jashari

Avokati i njohur, Arianit Koci në natën e ndërrimit të motmoteve ka kujtuar heroin legjendar Adem Jashari.

Koci ka kujtuar faktin se familja Jashari të gjitha i ka sakrifikuar për lirinë tonë.

“Ne vazhdojmë të festojmë, e ai dhe familja e tij, si engulli i rojës, vazhdojnë të kujdesen për ne.

Vepra e Ademit na ka kthyer nderin, dinjitetin, buzëqeshjen dhe mbi të gjitha – lirinë.”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Adem Jashari, trimi legjendar, e ka dashur jetën, familjen dhe festat. Ka festuar si të gjithë ne.

Të gjitha i ka sakrifikuar për lirinë tonë.

Ne vazhdojmë të festojmë, e ai dhe familja e tij, si engulli i rojës, vazhdojnë të kujdesen për ne.

Vepra e Ademit na ka kthyer nderin, dinjitetin, buzëqeshjen dhe mbi të gjitha – lirinë.

Prandaj, une e kujtoj gjithmonē – posaçërisht në ditët e festave dhe gëzimit!

Sakrifica sublime nuk i ka shkuar bosh!

Gëzuar Vitin e Ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat