Pacolli: Dua të ju shoh të gjithë të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën tuaj

Aktuale

Pacolli: Dua të ju shoh të gjithë të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën tuaj

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 22:11
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës që është edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli uron gjithë për ndërrimin e moteve.

Ai thotë se dëshirë e tij është që të shoh të gjithë të jetojnë të lumtur.

Urimi i tij i plotë:

Urimet e mia njerëzore që burojnë nga thellësia e zemrës për të gjithë qytetarët e Kosovës, miqtë, farefisin e familjaret e mi, për vitin që po vjen, 2019, duke u deshiruar çdo gjë të bukur, lumturi, shëndet e suksese. Dëshira ime e madhe, edhe për këtë herë mbetet, ta shoh secilin nga Ju, të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën tuaj, ashtu si Ju deshironi. U priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat