Thaçi: 2019-ta, vit historik për Kosovën

Aktuale

Thaçi: 2019-ta, vit historik për Kosovën

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 23:16
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, duke thënë se në këtë ditë duhet kujtuar ata që sakrifikuan për liri, por duhet respektuar edhe ata që punojnë për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.

Presidenti Thaçi ka thënë se në çdo kujtim duhet të jetë atdheu jonë, ndërsa ka theksuar se të bashkuar edhe ëndrrat bëhen realitet.

Urimi i plotë i presidentit Thaçi për festën e Vitit të Ri:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, zonja dhe zotërinj mirëmbrëma

Në këtë ditë të fundit të vitit gjithë vëmendja është të gëzimi dhe lumturia, te kënaqësia që sjellë familja që bëhet bashkë.

Duhet t’i përmendim kujtimet që kemi, të hidhurat e të lumturat, do t’i kujtojmë ata që sakrifikuan për lirinë, çlirimin dhe ndërtimin e shtetit tonë.

Do t’i respektojmë ata që punojmë ditë e natë për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit tonë por në çdo kujtim duhet të jetë atdheu ynë Kosova, për rrugëtimin që kemi bërë bashkë dhe që do të vazhdojmë edhe më tutje për ndërtimin e një shteti me vlera të demokracisë qytetare, të një shoqërie shumetnike dhe të konsoliduar. Prandaj në ditën e fundit të këtij viti iu urojë shëndet suksese, lumturi dhe gjithë të mirat për ju personalisht dhe familjen tuaj.

Ju uroj guxim që të shohim përpara dhe të marrim vendime të drejta. Të guxojmë siç kemi guxuar gjithmonë t’i bëjmë realitet ëndrrat tona.

Ne kur kemi qenë bashkë, të pamundurën e kemi bërë të mundur, ëndërrta i kemi bërë realitet, gëzuar viti 2019, viti historik për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat