Në pritje të vitit që do të na kthejë në rrugë të drejtë

Aktuale

Në pritje të vitit që do të na kthejë në rrugë të drejtë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 janar 2019 Në ora: 16:07
Ilustrim

Nata e ndërrimit të mot moteve është shumë e rëndësishme pothuajse për të gjithë. Megjithatë, viteve të fundit personazhet e famshëm të shoëbizit i kemi parë që ta kalojnë këtë natë  jashtë shtëpisë. Por këtë vit, ndryshe nga të tjerët, shumë prej këngëtareve kanë refuzuar ftesat për të kënduar jashtë kufijve, pasi kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe të numërojnë minutat e fundit me familjarët e tyre.

E disa prej tyre thonë se për shkak të punës, fatkeqësisht duhet të qëndrojnë larg  familjes. Gazeta “Bota sot”, ka zhvilluar një anketë me personalitete të ndryshme nga bota e artit kulturës e politikës, të cilët kanë treguar se ku do ta kalojnë natën e ndërrimit të mot-moteve dhe çka presin në vitin 2019.

Adelina Emini - Këngëtare

Image
Adelina Emini

Vitin e Ri do ta pres me njerëzit më të dashur të zemrës e me të çmuar për mua. Pra këtë Vit dua dollinë e parë që do e ngre, për një fillim të mbarë do e bëj me familjen time të dashur. Sa i përket vitit 2018, vitin që e do lamë pas, mund të them se ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për mua, dhe sigurisht edhe me sfida të ndryshme. Së pari dëshirojë që të kemi shëndet dhe punë e angazhime të mëtutjeshme në punë të cilat i bëjë me përkushtim. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë duke iu uruar shëndet dhe harmoni në familjet e juaja.

Besa Morina - Këngëtare

Image
Besa Morina

Për shkak të angazhimeve të mia të shumta që kisha gjatë gjithë vitit 2018, kam vendosur që Vitin e Ri ta pres në gjirin tim familjar, për t’ia kushtuar këtë natë familjes sime të dashur.

Vitin 2019 do ta filloj me klipin e këngës sime të re e cila është një këngë mjaft ritmike dhe shpresoj se do pëlqehet nga masa e gjerë. E them këtë pasi që kam punuar shumë për realizimin e kësaj kënge me kompozitorin Cekicbeatz dhe tekst shkruesin Gent Fatalin që i falënderoj shumë. Ndërsa sa i përket vitit 2018 mendoj se ky vit ishte një vit për tu mbajtur mend me shumë suksese. Edhe këtë vit që po e lëmë pas ishte mjaft i suksesshëm për mua, pasi korra suksese të mëdha si profesoreshë e muzikës në Shkollën "Pjetër Bogdani" si dhe  përfaqësuese e Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore. Aty zbulova shumë talent në lëmine e muzikës si në Komunën e Prishtinës, ashtu edhe më gjerë duke dhënë maksimumin tim për t’ju realizuar aktivitete të shumta dhe gara në këndim për brezat e rijnë të Kosovës. Përveç këtyre angazhimeve, sukses tjetër i imi është edhe kthimi në skenë me këngë pas shumë viteve. I përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës se juaj te mrekullueshme “ Bota sot” me thënien "duajeni i muzikën sepse është ushqim i shpirtit ashtu siç është leximi".

Nazife Bunjaku - Këngëtare

Image
Nazife Bunjaku

Edhe këtë radhë për festat e fund vitit  jam në SHBA, për dy net rresht. Por sado që të jem e suksesshëm unë prapë synojë të mbërrij diçka akoma më lartë.  Nuk mund të them që ky vit nuk ka qenë i suksesshëm, megjithatë do doja që së pari të kem shëndetin e pastaj terat. Viti 2018 ka qenë vit i suksesshëm sepse kam realizuar 3 këngë dhe tri klipe të cilat janë pëlqyer shumë, dhe kam qenë e angazhuar në shumë evenimente. Dhe ku ka mesazh më të bukur se mes njerëzish të mbretëroj paqe dashuri e mirëkuptim.

Florin Vërtopi - Avokat

Image
Florin Vërtopi

Vitin e ri do ta pres në shtëpi, së bashku me familjen time. Koha është e pakthyeshme. Të njëjtën askush nuk mund ta kthejë. Ndërsa koha e tashme prej momentit në moment vazhdimisht po shndërrohet në kohë të kaluar. Kjo pyetje na jep mundësinë që ti parashtrojmë vetës edhe shumë pyetje tjera, në mënyrë që të japim përgjigje adekuate. Në fakt, duhet t’i hedhim një sy vitit tonë që kemi kaluar për të analizuar përjetimet që i kemi provuar.  Nga ky këndvështrim, njeriut viti i kaluar do t’i duket vetëm ëndërr. Për jetën time private,  mund të them se ka qen një vit i suksesit  në të cilin ka pas përparime  të caktuara. Çdo përparimi i njeriut në fushë të caktuar, kuptohet se atë e bën më të përulur dhe më mirënjohës ndaj familjes,  institucioneve dhe vet shtetit. E ardhmja që pritet të përjetohet, do të vijë pa na pyetur neve, sepse në momentin tjetër ajo do të jetë e kaluara jonë. Kjo na jep për të besuar se asgjë nuk mbetet vetëm në dorën personale të njeriut. Megjithatë, duke shtuar urtësinë dhe mençurinë, duhet të përkujdesemi dhe të planifikojmë përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme dhe të arsyeshme në mënyrë që të organizojmë punën tonë, familjen si dhe Shtetin. Urojë një Vit të Ri dhe një fillim të mbarë për të gjithë, shpresa dhe aspirata të reja, gëzime, paqe, lumturi, forcën për të përballuar sfidat e jetës, guximin dhe angazhimin  si dhe bashkimin.

Milaim Zeka - Deputet nga Nisma Socialdemokrate

Image
Milaim Zeka

Vitin e ri do ta presim me familjen në Shqipëri. Viti 2018 ka qenë viti më zhgënjyes në jetën time, pasi jam përballuar me gjana të pa imagjinueshme. Jam përballur me dy arrestime, me akuza false për mashtrim me viza, që sa a ka ndonjë lidhje Nënë Tereza me atë pune aq unë. Thjesht nuk e paskam ditur se na çfarë shteti të krimit po jetojmë. Jam zhgënjyer po ashtu  me mosfunksionimin e Kuvendit dhe me plot gjëra tjera. Por e vetmja gjë që nuk do ta harrojë është taksa 100 për qind  për Serbinë dje krijimi i Ushtrisë sonë. Për fund ju urojë  të gjithëve një vit të mbarë, e në veçanti lexuesve të “ Bota sot” .

Valentina Bunjaku – Rexhepi, Deputete e LDK-së

Image
Valentina Bunjaku - Rexhepi

Vitin e Ri do ta pres si zakonisht në Gjilan me familjen time. Në vitin 2019 pres që qytetaret e vendit ta kthejnë optimizmin për një jetë më të dinjitetshme, më të mirë dhe më të arritura të kënaqshme të vendit. Viti që po e lëmë pas ishte një vit i mashtrimit, gënjeshtrave dhe interesave të ngushta politike. Vit i premtimeve boshe dhe i skenave shpesh edhe qesharake e konfuze të skenës politike. Përfundimisht vit i dështimeve nëse sadopak kënaqemi me sukseset e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare dhe formimin e Ushtrisë. Mbesim me shpresë së 2019 do të jetë vit i kthimit në rrugë të drejtë me një fytyrë tjetër qeverisëse e legjitime nga populli. Uroj të gjithë shëndet e suksese në 2019.

Fadil Kajtazi - njohës i çështjeve të sigurisë

Image
Fadil Kajtazi

Për mua shumë rëndësi ka të mblidhemi në familje, pasi i kam prindërit, dy vëllezërit dhe zakonisht grumbullohemi në njërën nga shtëpitë tona. Kjo vazhdon për vit dhe është një rutinë që na pëlqen. Pastaj ndodhë që pas mesnatë të bëjmë ndonjë vizitë. Zakonisht kjo vizitë bëhet të familja e Lirijës. Edhe për këtë vit nuk kemi ndonjë plan të veçantë, po besoj se "tradita do të vazhdoj".

Viti që po hymë do të jetë vit për të cilin  shpresojmë që të na përmbush si individ, si familje dhe si shoqëri në tersi. Mirëpo mendoj se do të jetë vit i vështirë, shteti ynë i ri nuk po arrin të konsolidohet, duke i pasur parasysh edhe ngjarjet në nivel global dhe reflektimin e tyre në Kosovën tonë të vogël. Nuk  mund të jemi optimist, veçanërisht, kursi politik në të cilin vendin po e fut lidershipi i tanishëm, qytetarit të Kosovës do ti vështirësojë jetën si në aspektin psikologjik pasi është një atmosfere e pasigurisë në të gjitha sferat e jetës duke përfshi sigurinë fizike, ekonomike të cilësisë se shkollimit, të cilësisë së shëndetësisë etj.

Drita Millaku - Deputete e VV-së

Image
Drita Millaku

Si zakonisht Vitin e Ri e pres me familje aty ku ngrohtësia dhe ambienti është më i mirë. Shpresoj se në vitin që po hymë do të ketë dashuri dhe respekt më të madh. Për të arriturat e mia personale dhe të familjes viti 2018 ishte i suksesshëm, ndërsa në aspektin e angazhimit politik ka qenë shumë i vështirë me shumë sfida por janë tejkaluar me shumë sukses. Gjithashtu mendoj se viti 2019 në aspektin politik do të jetë njeri ndër vitet më të rëndësishme për Kosovën dhe me shumë sfida. Për Vitin 2019 të gjithë qytetarëve ju dëshirojë shëndet dhe suksese në të gjitha sferat e jetës.

Faton Topalli - Deputet i PSD-së

Image
Faton Topalli

Kuvendi i Republikës së Kosovës funksionon tereshit i çakorduar dhe nuk le mundësi për planifikim afatgjatë. Nuk ka rregull të mbajtjes së seancave dhe gjithçka është planifikim afatshkurtër. Kjo ta vështirëson edhe jetën private dhe nuk të le të planifikosh më shumë se dy ditë më parë. Pra nuk e di ku do ta pres vitin e ri, sepse nuk e di nëse do të ketë ndonjë seancë me 30, apo 31 dhjetor. Viti 2018 ishte një vit me sfida të shumta. Në përgjithësi ishte një vit i rëndë, me shumë probleme dhe sfida, një vit që nuk do të dëshiroja të mbetet në kujtesë. Në kuptimin politik ishte një vit me pak suksese. Krijimi i Ushtrisë, reciprociteti me Serbinë, përcaktimi i një politike shtetërore për bisedimet me Serbinë, janë disa nga sukseset. Mesazhi im për vitin 2019 është: Shumë njerëz thonë se e duan vendin e tyre. Unë them duani njerëzit. Kush nuk i do njerëzit, gënjen që e do vendin.

Gjergj Dedaj - Ambasador në Maqedoni

Image
Gjergj Dedaj

Vitin e Ri do ta pres me familjen time në Prishtinë dhe është një kremte të cilën zakonisht e ndajë me më të dashurit e mijë të cilët ishin dhe mbetën inspirimi, forca dhe vullneti im për jetën dhe në mesin e tyre jo vetëm që pushoj por sikur harrojë përditshmërinë e Kosovës ballkanike. Familja është ajo çerdhe ku të pushon trupi dhe shpirti dhe ketë ndërrim të moteve nuk asgjë më të mirë që njerëzit të jenë të bashkuar me më të dashurit e tyre dhe në gjirin familjare. Viti i Ri është edhe një moment i rezonimit dhe vlerësimit të një viti që po e lëmë pas, të rikujtojmë atë që i kemi bërë për vendin dhe shoqërinë tonë, si e kemi bërë dhe a ka pasur mundësi ta bënim me mirë.

Pastaj njeriu mendon se çfarë agjende e pret nga janari dhe instinktivisht vetë mobilizohet për të qenë sa me kreativ dhe i dobishëm në punët dhe jetën e përditshme. Pra, familja është pikëtakimi i fund vitit por edhe pikë fillimi për mbarësi të Vitit të Ri. Mesazhi im është krejtësisht njerëzorë, që të jemi sa me afër njeri- tjetrit, që kur të jenë në pyetje çështjet nacionale për Kosovën të ulen flamujt partiak dhe të pushojë për një çast përplasja pozite opozite, që Kosova të vazhdojë pakthyeshëm kursin euro-atlantik dhe kushtetues të shtetit laik e spekular, të ndahet shteti dhe politika nga religjioni, të kultivohet miqësia historike me SHBA dhe vendet e BE dhe të NATO-s, që të respektohen të drejtat e njeriut, barazia etnike, fetarë dhe gjinore, të luftohet krimi ekonomik dhe çfarëdo shfaqje e terrorizmit mbi baza fetare, të jemi solidare me nevojtarët dhe të rrezatojmë shpresë, besim, dashuri dhe respekt për shtetin e Kosovës martirë, për miqtë tanë dhe diasporën historike. Te gjithë qytetareve te Kosovës, mbarë popullit shqiptare dhe miqve te Kosovës Gëzuar Viti i Ri 2019! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Gëzuar Viti i Ri 2019, për ju dhe gjithë stafin e Gazetës “Bota Sot|.

Hajrullah Tërnava - Ekspert i sigurisë

Image
Hajrullah Tërnava

Vitin e Ri mendoj ta pres me familjen time në Hamburg të Gjermanisë. Ky vit që do hymë për të gjithë ne shqiptaret, është shpresëdhënës në kuptimin e shtet formimit dhe nohjen ndërkombëtare dhe përfundimin e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, me njohje të ndërsjellat, në këta kufij ekzistues.

Image
Granit Miftari

Granit Miftari- këngëtar

Mundohem që çdo festë ose ditë të rëndësishme t'ia kushtoj njerëzve të mi të zemrës dhe festa ka knaqësinë të jesh i rrethuar nga familjarët. Kështu që këtë Vit të Ri do të jem me familjen. Andaj uroj që të jetë fillimisht një vit i shëndetshëm dhe t'i kem pranë dhe me shëndet të mirë familjen dhe miqtë. Pres që së bashku me ekipin tim t'i lansoj të gjitha projektet muzikore, të filloj me një emision të ri televiziv dhe pse jo ndonjë martesë s'ish konë keq.Ky ishte një vit përplot adrenalinë shumë punë, shumë qejf, një vit që do ta mbaj në mend.

Sigurisht një vit i suksesit , pasi që këtë vit kam marrë titullin magjistër, kam nënshkruar kontratë që kam punuar shumë kohë për të dhe kam përfunduar të gjitha planet që i kam pasur për vitin 2018. Uroj të jetë një vit i shëndetshëm, i mbushur me lumturi e fat për të gjithë. Qoftë vit i realizimit të ëndërrave dhe uroj që njerëzit të jenë sa më pozitiv, të japin sa më shumë dashuri nga vetja, të luftojnë për ëndërrat e tyre dhe mos të dorëzohen kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat