Haradinaj tregon agjendën e ceremonisë së varrimit për luftëtarin Avni Hyseni

Aktuale

Haradinaj tregon agjendën e ceremonisë së varrimit për luftëtarin Avni Hyseni

Nga: N.Sh Më: 1 janar 2019 Në ora: 21:21
Avni Hyseni

Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar agjendën e ceremonisë së varrimit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Haradinaj tregon se nesër Hyseni do të varroset në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Ai ka treguar se do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, teksa tregon komplet agjendën.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar Bashkëluftëtarë

Të nderuar Qytetarë

Siç jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e mërkurë, dt.2 Janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Paraprakisht do të bëhën homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:

____________________

E mërkurë, 2 Janar 2019:

Ora 11:30 - 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve "Karagaqi" - Pejë

Ora 12:30 - 13:00, mbahet ceremonia e nderimit në Palestrën e Sporteve "Karagaqi"

Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Pjesëmarrja masive e juaja dhe e qytetarëve e nderon luftën, jetën dhe veprën e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Ngushëllime familjes, miqve e bashkëluftëtarëve!

Me respekt,

Daut Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat