Daçiq takohet me Sekretarin e Shtetit amerikan, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Daçiq takohet me Sekretarin e Shtetit amerikan, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:29
Ivica Daçiq dhe Mike Pompeo

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po qëndron në Brazil me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Jair Bolsonaro.

Atje ai është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeon, me të cilin kanë biseduar edhe rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton ‘tanjug’, ata kanë pasur një takim të shkurtër, ku Daçiq e ka njoftuar atë me situatën në mes dy shteteve.

Pas këtij takimi thuhet se Daçiq e ka ftuar Mike Pompeon që ta vizitojë Serbinë.

Ndryshe ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar letra në adresë të Vuçiqit e Thaçit, në të cilën ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për përfshirje në dialogun ndërmjet dy shteteve dhe nënshkrimin e një marrëveshje historike në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat