Presidenti Thaçi në të pame te familja Bajrami që humbi djalin 13 vjeçar

Aktuale

Presidenti Thaçi në të pame te familja Bajrami që humbi djalin 13 vjeçar

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:51
Presidenti Thaçi në të pame te familja Bajrami që humbi djalin 13 vjeçar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkuar sot në shtëpinë e familjes Bajramit në Skënderaj për të ngushëlluar familjen për vdekjen e djalit të tyre, E.Bajrami.

Bashkë me Sami Lushtakun, Thaçi për disa minuta ka qëndruar te kjo familja duke ndarë dhimbjen në këto ditë të vështira për ta.

E.Bajrami u godit nga një veturë në Skënderaj ditën e shtunë duke mos arritur të iu rezistoi lëndimeve të marra për të ndërruar jetë më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat