30 ditë paraburgim për burrin që vrau gruan në Gjilan

Aktuale

30 ditë paraburgim për burrin që vrau gruan në Gjilan

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh burrit i cili vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij natën e Vitit të Ri.

Më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z. J..

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri, mund të arratiset apo fshihet dhe në këtë mënyrë do të pamundësohet rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat