Dreshaj për vdekjen e Skënder Gorqajt: Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë

Aktuale

Dreshaj për vdekjen e Skënder Gorqajt: Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:22
Gani Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, rreth vdekjes së policit të Istogut, Skënder Gorqaj, i cili ka ndërruar jetë sot pas një ataku në zemër.

Dreshaj, ka shkruar se Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë.

Shkrimi i plotë:

Papritmas, paska ndërruar jetë Skënder Gorqaj.

Skenda ishte një polic i zoti, i gatshëm për tu përballur me çdo situatë që cenonte rendin dhe ligjin.

Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë.

Të qoftë i lehtë dheu Skënder Gorqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat