Kryeministri Haradinaj tregon kërkesën që ia bëri zv.presidentit të PE-së, Wieland

Aktuale

Kryeministri Haradinaj tregon kërkesën që ia bëri zv.presidentit të PE-së, Wieland

Nga: N.Sh Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:03
Ramush Haradinaj dhe Rainer Wieland

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka publikuar fotografi të takimit, ku thotë se, Wieland është një mik i madh i Kosovës që ka dëshmuar interesim të posaçëm për vendin tonë.

Kryeministri shprehet se, angazhimi i Wieland është shumë i rëndësishëm për prespektiven evropianë të Kosovës, me të cilin janë dakorduar për baskëpunim bilateral.

Haradinaj ka kërkuar ndihmën e Wielandit që Kosovës t’i dëgjohet e vërteta e saj.

Ja shkrimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Pata nderin të prisja zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, një mik i madh i Kosovës që ka dëshmuar interesim të posaçëm për vendin tonë.

Angazhimi i Wieland është shumë i rëndësishëm për perspektivën europiane të Kosovës dhe për këtë u dakorduam, që të rritet bashkëpunimi bilateral, veçmas në fushën e ekonomisë.

Theksova po ashtu se për Kosovën është tejet e rëndësishme, përkrahja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë frymë, si një shtet i vogël që jemi, Kosovës ka nevojë t’i dëgjohet e vërteta e saj dhe për këtë fakt, kërkova edhe ndihmën e zëvendës presidentit të PE-së, z. Wieland. RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat