Ish-gazetari i luftës me qindra pyetje për veteranët dhe komandantët e shpikur të UÇK-së

Aktuale

Ish-gazetari i luftës me qindra pyetje për veteranët dhe komandantët e shpikur të UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:09
Ilustrim

Ish-gazetari i luftës, dhe njohës i proceseve politike Rexhep Shahu përmes një postimi në facebook, të titulluar “Liria e Kosovës dhe veteranët e shpikur”, shkruan se është përkrahës i UÇK-së, të cilën e quan vlerë mbi të gjithë vlerat shqiptare.

Sipas tij, atë betim as sot nuk e dinë veteranët që nuk patën rast e as shans të hyjnë për luftë në Kosovë.

Shahu veteranët mashtrues i quan shakaja më banale në historinë e Kosovës.

Ai shprehet se nuk mund të përvetësohet lufta e Amerikës dhe NATO-s për Kosovën.

“Ju veteranë e komandat të shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar në Kosovë, kur, çfarë keni çliruar, kë, cfarë keni mbrojtë, kë, kur, ku, si, me kë, sa keni qenë, me kë jeni përplasë, me sa ushtarë serbe keni luftuar, me sa milicë, cfarë përballjesh keni patur, a ju ka parë ndokush, a din ndonjë fshatar për ju, ndonjë qytetar për luftën qytetese që keni bërë, sa trupa u janë vra, sa serbë keni vra, po ndonjë serb a shqiptar a e keni vra në luftë ballë për ballë, a keni ndërmend me e tregue a me e shkrue luftën se ka ndodhë në kamera kjo luftë, është e filmuar nga satelitet e Amerikës e gjitha kjo luftë është e regjistruar e gjitha nëpër foto”, shkruan ai transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë të Rexhep Shahut:

Image
Rexhep Shahu

Liria e Kosovës dhe veteranët e shpikur

Jam nder kampionet perkrahes te UÇK e cila eshte vlere mbi gjithe vlerat shqiptare. Ende kumbon ne ajer betimi i UÇK kur e recitoja plot pathos ne mikrofonin e Radio Tiranes e te Radio Kukesit, betim qe as sot nuk e dine veteranet qe nuk paten rast as shans te hyjne per lufte ne Kosove. Por veteranet e 100 fishuar te UÇK jane shakaja me banale ne historine e Kosoves. A veç ju a !? Po Shiksat e Shqiperise ku luftuan, a e mundem Serbine me ane te sherbimeve sekrete te Shqiperise e me sherbimin sekret te Kosoves oficinave e odave te ndryshme…

Nuk mund te pervetesohet lufta e Amerikes dhe NATO-s per Kosoven, nuk mund te sfidohen ushtaret e huaj, nuk mund te sfidohen mijera e mijera te renet per Kosoven gjate nje shekulli, te renet qe jane shume me teper se gjithe meshkujt qe s’luftuan per Kosoven e sot shkruhen veterane, nuk mund te jesh ushtar, veteran, hero, se ke qene refugjat, emigrant. Nuk ben me ia lepi e hanger eshtrat Kosoves, nuk ben me shkel mbi varret e te reneve as mbi invalidet e braktisur as mbi luftetaret qe bene luften dhe shkuan ne shtepite e tyre, ne punet e hallet e tyre pa e brejte atdheun si mijte e shkurreve.

Ju veterane e komandata te shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar ne Kosove, kur, cfare keni cliruar, ke, cfare keni mbrojte, ke, kur, ku, si, me ke, sa keni qene, me ke jeni perplase, me sa ushtare serbe keni luftuar, me sa milice, cfare perballjesh keni patur, a ju ka pare ndokush, a din ndonje fshatar per ju, ndonje qytetar per luften qytetese qe keni bere, sa trupa u jane vra, sa serbe keni vra, po ndonje serb a shqiptar a e keni vra ne lufte balle per balle, a keni ndermend me e tregue a me e shkrue luften se ka ndodhe ne kamera kjo lufte, eshte e filmuar nga satelitet e Amerikes e gjitha kjo lufte eshte e regjistruar e gjitha neper foto. A kini ndermend ju komandanta me e nderpre kete biznes veteranesh, ti zonja qeveri a ke ndermend me e kepute kete biznes qe te mos shemtohet qendresa shqiptare, te mos behet uje gjaku i derdhur i herojve, te mos shkoje dem dhe huptas rezistenca reale, te mos vidhet e pervetesohet ajo nga biznesi i pasluftes i atyre qe i iken luftes.

Pesha e nje lufte kurre s’kane qene veteranet e shpikur e te fallsifikuar dhe liria nuk eshte dhurate nga veteranet e vetemeruar si te tille qe gerryejne pa pushim atdheun. Liria nuk eshte dhurate as prone shoqatash te shpifura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat