Kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë, Bekim Jashari kritikon institucionet - Bota Sot
Kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë, Bekim Jashari kritikon institucionet

Aktuale

Kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë, Bekim Jashari kritikon institucionet

Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:23
Kullat e Jasharëve

Objektet në Kompleksin Memorial të Jasharëve u dëmtuan edhe më shumë gjatë vitit që lamë pas.

Ky kompleks që u vizitua nga miliona njerëz prej pasluftës, për shkak të mos konservimit të nevojshëm, u rrezikua të shembet.

Në 2018, gjendja e tyre kaloi edhe në nivelin institucional, pas ankesave dhe kërkesave që të merren masa urgjente.

Në Kuvend kaloi ligji sipas të cilit garantohen fonde dhe sigurohet sanimi i gjendjes së tyre.

Por, një nga përfaqësuesit e kësaj familje, njëkohësisht kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari i sheh si të vona këto masa.

‘’Ligji ka kaluar fatmirësisht në Kuvendin e Kosovës, pas bisedimeve që i kam pasur edhe me kryetarin e parlamentit, Kadri Veseli dhe po ashtu zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe kryeministrin Haradinaj po ashtu. Më kanë thënë se me fillim të viti të ardhshëm do fillojnë menjëherë dhe viti 2019, do jetë vit i mbarë për atë vend. Janë vonuar shumë të them të drejtën, në ato kulla nuk është që nuk është investuar në kompleks, kanë investuar por është investuar mbrapsht e para e punës që është dashur të konservohen ato kulla sepse është duke i ruajtur vetëm Zoti dhe natyra për mos shembjen e tyre”

Djali i heroit Hamëz Jasharit, thotë se kërkesë drejtuar institucioneve u ka bërë vetëm në cilësinë e kryetarit.

 “Si familje as nuk kemi bërë kërkesë, as nuk jemi përzier asnjëherë që nga qershori apo korriku i 99-ës, kur ka qenë Qeveria e përkohshme e Kosovës që e ka marrë nën mbikëqyrje të qeverisë, kompleksin dhe aq sa kam hise unë si djalë i Hamëz Jasharit, aq keni hise edhe ju, edhe gjithë qytetarët që aty vijnë. Si kryetar komune kam bërë kërkesë dhe kam kërkuar që të merren më seriozisht’’

Viti 2019, pritet të jetë koha kur institucionet do të jetësojnë planin për të rregulluar këto objekte historike. Deri atëherë gjendja e tyre po bëhet edhe më e rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat