“Politika amerikane ka goditur ndikimin e Rusisë në Maqedoni dhe Mal të Zi”

Aktuale

“Politika amerikane ka goditur ndikimin e Rusisë në Maqedoni dhe Mal të Zi”

Nga: N.Sh Më: 2 janar 2019 Në ora: 22:04
Ballkani Perendimor

Deputeti i Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, thotë se, arritja e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është nevojë dhe kërkesë gjeopolitike.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, politika e jashtme e Amerikës e ka goditur ndikimin rus në Maqedoni dhe Mal të Zi.

“Me këtë marrëveshje, politika e jashtme amerikane synon përmbylljen e të gjitha tensioneve dhe arritjen e stabilitetit të plotë në Ballkanin perëndimor”, thotë Zafiri, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi si kërkesë gjeopolitike.

Arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk është vetëm nevojë e të dyja shteteve por edhe një kërkesë gjeopolitike.

Bilanci i forcave mes ShBA-së dhe Rusisë dy-tri viteve të fundit ka pasuar ndryshime në Ballkanin perendimor. Politika e jashtme amerikane ka goditur ndikimin e rusisë në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Dështimi i grushtshtetit në Mal të Zi dhe anëtarësimi i këtij shteti në NATO si dhe largimi nga pushteti i mini diktatorit Gruevski me arritjen e marrëveshjes për emrin me Greqinë ka krijuar një klimë stabiliteti dhe orientim properendimor. Në të dyja rastet, ShBA kishte rol kyq.

Në këtë linjë duhet parë edhe kërkesa e ShBA-së për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje, politika e jashtme amerikane synon përmbylljen e të gjitha tensioneve dhe arritjen e stabilitetit të plotë në Ballkanin perendimor.

Me këtë marrëveshje, ShBA-ja i'a siguron Kosovës shtetësinë e plotë përmes antarsimit në OKB, ndërsa Serbinë synon ta largojë së paku formalisht nga Rusia. Ky do të ishte një sukses tjetër i politikës amerikane dhe në këtë sukses edhe ne duhet ta japim kontributin tonë.

Përtej përfitimit politik, kjo marrëveshje duhet të bëhet për ta garantuar paqen dhe përafrimin e qytetarëve pa dallime etnike për një ekonomi, kulturë e shkencë më të zhvilluar.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat