Pezullohet greva në shëndetësi

Aktuale

Pezullohet greva në shëndetësi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka marrë vendim për pezullimin e grevës dhe t’i hapet rrugë dialogut social me qeverinë sipas afateve të premtuara deri në miratim të Ligjit mbi Pagat.

Këshilli Drejtues vendosi që Kryesia e Federatës të monitorojë procesin e grupit negociator dhe sipas rrjedhës të informojë Këshillin Drejtues të Federatës, i cili do të ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm sindikal.

“Për çdo grevë, protestë të organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSSHK-së nuk mbajmë përgjegjësi. FSSHK distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës, pasi jemi të vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do të ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantel-bardhëve”, thuhet në komunikatë.

Punonjësit shëndetësorë në fund të vitit të kaluar patën mbajtur grevë me kërkesën për rritjen e pagave, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë pati premtuar se një gjë e tillë do të ndodhë sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat