Hoti: Parulla ‘të merremi me Serbinë e jo me njëri-tjetrin’, parullë e PAN-it që të mbulojë dështimet

Aktuale

Hoti: Parulla ‘të merremi me Serbinë e jo me njëri-tjetrin’, parullë e PAN-it që të mbulojë dështimet

Më: 3 janar 2019 Në ora: 16:12
Avdullah Hoti

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se partia e tyre mbështetë dialogun me Serbinë duke marrë për bazë Kushtetutën.

Por, që nuk do të pranojnë formatin e ekipit të dialogut që dëmton demokracinë dhe kushtetutshmërisë në Kosovë.

Sipas tij, uniteti që po pretendohet të arrihet me logjikën “të merremi me Serbinë, jo me njëri tjetrin” është parullë e koalicionit PAN që ka për qëllim të amortizojë veprimtarinë opozitare dhe të mbulojë dështimet.

Postimi pa ndërhyrje i Hotit në facebook:

Në javët e fundit, thirrjen pë unitet në dialogun me Serbinë, koalicioni PAN-PSD e ka kthyer në akuzë djallëzore kundër opozitës. Kjo qasje nuk është e sinqertë dhe as e dobishme për shtetin e Kosovës, përkundrazi.

Të mos i ngatërrojmë gjërat. Ne, si gjithmonë, e përkrahim dialogun me Serbinë gjithnjë duke marrë për bazë Kushtetutën. Por, ne nuk do të pranojmë që formati i ekipit të dialogut ta dëmtojë thelbin e demokracisë dhe kushtetushmërisë në Kosovë. Kosova duhet të ketë qeveri që flet në emër të shumicës së qytetarëve në adresimin e të gjitha çështjeve.

Uniteti i cili po pretendohet të arrihet me logjikën “të merremi me Serbinë, jo me njëri tjetrin” është parullë e koalicionit PAN që ka qëllim ta amortizojë veprimtarinë opozitare dhe mbulojë dështimet e veta.

Sa herë që ne bëjmë punën tonë opozitare në mbikëqyrje të qeverisë dhe evidentim të dëmeve që po i bëhen shtetit nga kjo qeveri jo legjitime, koalicioni PAN e përdor dialogun me Serbinë për ta zhvendosur vëmendjen nga dështimet e tyre dhe për ta eklipsuar mungesën e efikasitetit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat