Lumir Abdixhiku jep alarmin: 14 plaçkitje dhe një vrasje e policit brenda një muaji - Bota Sot
Lumir Abdixhiku jep alarmin: 14 plaçkitje dhe një vrasje e policit brenda një muaji

Aktuale

Lumir Abdixhiku jep alarmin: 14 plaçkitje dhe një vrasje e policit brenda një muaji

Nga: N.Sh Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:20
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka alarmuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ai shkruan se, brenda një viti janë bërë 14 plaçkitje dhe është vrarë një polic i Kosovës në detyrë, duke shtuar se kjo gjendje është e jashtëzakonshme, frik, tmerr dhe anarki.

Abdixhiku thotë se, njëherë e nisën me banka, kurse tash plaçkitin markete, punëtori e dyqane.

“Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”

Ja shkrimi i plotë:

A KA SHTET KËTU?

14 plaçkitje për 1 muaj - me një polic të vrarë në detyrë - s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie.

E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve - në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e paprekur - dhe shteti mbetet në gjumë.

Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...