Anëtari serb i PDK-së kërcënon me grevë Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Anëtari serb i PDK-së kërcënon me grevë Qeverinë e Kosovës

Më: 4 janar 2019 Në ora: 09:44
Bojan Bozovic

Anëtari serb i Partisë Demokratike të Kosovës, Bojan Bozovic, përsëri ka kërcënuar Qeverinë e Kosovës për mos zgjatje të kontratës së tij në Telekomin e Kosovës.

Ai kësaj rradhe ka njoftuar se do të mbajë një grevë urie para Qeverisë, kështu duke kërkuar nga Thaçi, Haradinaj e Veseli që të ndërmarrin masa për këtë çështje.

“Të dashur miq. Unë jam i papunë dhe pa bukë përsëri. Këtë mëngjes jam në shtëpinë time në Zubin Potok filloi grevë. Rreth orës 10 greva do të vazhdojë para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë. Vendosa që nuk do të merrja ushqim apo ujë as ilaçe për zemrën . Tani po shkoj deri në fund. Ose punë të rregullt ose do të vdes si qen në rrugë, rreth saj do të vendosë Thaçi Haradinaj dhe Veseli”, ka shkruar Bozovic në profilin e tij në Facebook.

Ai me të ardhur në Prishtinë ka njoftuar se do të vazhdojë grevën afër objektit të Qeverisë duke e postuar edhe një foto.

“Jam në pozitë të keqe deri 14.01 edhe Kuvendi edhe Qeveria s’janë në punë. Jam para Qeverisë dhe greva vazhdon edhe në -10 gradë”, ka shkruar ai.

Bozovic muaj më parë kishte kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje nëse nuk i vazhdohet kontrata e punës.

Bozovic kishte thënë se këtë iniciative e kishte marrur pas ndërprerjes së kontratës së punës nga Telekomi i Kosovës, ku po punonte për disa, siç ka thënë me kontratë mbi vepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat