Minatorët e Trepçës në grevë – kërkojnë rritje të pagave

Aktuale

Minatorët e Trepçës në grevë – kërkojnë rritje të pagave

Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Minatorët e kombinatit Trepça kanë hyrë në grevë të përgjithshme edhe në ditën e dytë, në shenjë pakënaqësie për indiferencën e institucioneve përgjegjëse të Kosovës.

Minatorët kërkojnë rritjen e pagave 20 përqind, mos pranimin e punëtorëve pa konkurs dhe takim me Bordin e Trepçës.

Kryetari i sindikatës së minatorëve, Shyqëri Sadiku, ka thënë greva e përgjithshme do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

“Kërkesa e parë është rritja e pagave për 20 përqind, të mos bëhet pranimi i punëtoreve pa konkurs, minatorët kërkojnë që Bordi i Trepçës të vjen në Stantërg para minatorëve, përndryshe ne nuk e njohim atë Bord. Edhe kërkesa e katërt është të realizohen kërkesat e grevës së pezulluar më 13.07.2018. Ende nuk na ka vizituar asnjë zyrtarë qeveritar. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka  jemi munduar me marr ne telefon, nuk po e hap telefonin. Bordi nuk po përgjigjet pozitivisht. Bordi është formuar qe tetë muaj, por asnjë herë nuk është dalë para minatorëve për t’i parë kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohen minatorët”, thënë Sadiku. 

Ai ka shtuar se të gjitha vendimet e Këshillit grevist do t’i përkrah sindikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat