Gjykata Speciale është në fazën e parë të punës - Bota Sot
Gjykata Speciale është në fazën e parë të punës

Aktuale

Gjykata Speciale është në fazën e parë të punës

Nga: D. B Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:55
Gjykata Speciale

Viti 2019 do të duhej të ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe liberalizim të vizave, por edhe ky vit do të jetë i humbur sikurse dy dekadat e fundit. Gjithë kjo, për shkak të Gjykatës Speciale. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike dhe juridike, ku sipas tyre, gjatë këtij viti do të ndodhin arrestimet e para, për të vazhduar pastaj edhe me seancat maratone të gjykimeve. Ata konsiderojnë se Gjykata Speciale nuk vjen si dëshirë e qytetarëve për të dënuar ndokënd, por njerëzit e shohin Gjykatën si shpresë se drejtësia duhet të vijë.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani ka deklaruar se Gjykata Speciale është në fazën e intervistimeve.

Image
Blerim Burjani

“Gjykata Speciale është në fazën e parë të punës, procesi pritet të jetë i ngadalshëm po sikur ngritja e aktakuzave. Ka muaji qershor apo shtator mendoj se do të fillojë procesi gjyqësorë, dhe në këtë etapë nuk ka sinjale se kur do te ngritën aktakuzat, pasi duket se prokurori i kësaj gjykate pret të mbledhë edhe disa procese. Deri në qershor mund të priten aktakuzat e para e nga ana tjetër gjendja politike është e brishtë dhe institucionet vendore plotësisht kanë dështuar në trajtimin e temave. Lirshëm mund të themi se kjo qeveri ka qenë më e dobëta në historinë e Kosovës, pa ofruar as mbrojtje shëndetësore pa reforma sociale dhe mbi të gjitha pa zhvillim ekonomik”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, Gjykata do të ndikojë po ashtu në koalicionin PAN.

“Pritet që individ e liderë të koalicionit PAN të akuzohen e po ashtu shumë personalitete të larta politike. Dhe këto parti së bashku me VV të reduktohen në ndikime politike dhe në publik, përderisa do të ndihet nevoja për parti të reja të zëvendësojnë këto parti aktuale në skenë. Pra 3 deri në 5 skena politike do të ndryshojë dalë ngadalë”, ka thënë Burjani.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë  se viti 2019 do jetë vit i fillimit të Gjykatës Speciale, e cila me gjasë do vazhdojë arrestimet edhe në vitin tjetër.

“Është momenti i fundit edhe i afateve ligjore që kjo gjykatë të fillojë punën, respektivisht arrestimet. Duke filluar nga mesi i janarit do të kemi arrestimet e para, për të vazhduar pastaj me seancat maratone të gjykimeve. Dhe natyrisht se pas arrestimeve të figurave të mëdha politike në vend, skena politike s’mund mos të pësoj tronditje që do rezultojë me shkapërderdhjen e koalicionit aktual qeverisës. Shpresoj se Kosova t'ia shoh hajrin Gjykatës Speciale, që të pastrohet nga këta politikanë të korruptuar, që vendi të merr frymë lirshëm. Pra, 2019 do jetë vit i ndryshimeve në skenën politike të vendit si pasojë e Gjykatës Speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...