Besian Mustafa kujton kolonelin Tahir Zemaj me fjalët e presidentit historik

Aktuale

Besian Mustafa kujton kolonelin Tahir Zemaj me fjalët e presidentit historik

Nga: A.M. Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:17
Homazhet

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa  se bashku me zyrtarë të kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i kolonelit Tahir Zemaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kujtuar fjalët e presidenti historik Ibrahim Rugova për kolonelin Zemaj.

Postimi i plotë:

Lavdi Kolonel Tahir Zemaj!

Presidenti Historik Ibrahim Rugova qe shprehur “Kolonel Zemaj ishte një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetërore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet. Njerëz të tillë i duhen Kosovës edhe në kohë të paqes.”

Ndryshe, Besian Mustafa   është djali i publicistit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Xhemajl Mustafa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat