Eksperti i sigurisë jep statistikat e frikshme të aksidenteve tragjike në Kosovë

Aktuale

Eksperti i sigurisë jep statistikat e frikshme të aksidenteve tragjike në Kosovë

Nga: D. B Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Ndonëse viti 2018, mbahet në mend si një vit i mbrapsht sa i përket aksidenteve në trafik, dhe vdekjeve tragjike, edhe viti 2019 u shënua  menjëherë më numër të shumtë të aksidenteve duke përfshirë këtu edhe ato fatale.

Në Kosovë tani po ndodhë një luftë e heshtur në komunikacion, ku thuajse çdo ditë pjesëmarrës të moshave të ndryshme, po humbin jetën, apo edhe po mbesin invalid të përjetshëm në rrugët e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ajo çfarë mund të dëgjohet çdo ditë, në lenë të nënkuptojmë se në të vërtetë në shumë vende të botës ku edhe ka konflikte luftërash nuk vdesin më shumë qytetar se në Kosovë në aksidentet e përditshme.

Sipas tij, edhe pranë këtyre ndodhive situata me vite të tëra nuk po ndryshon kah përmirësimi, përkundrazi askush nga institucionet shtetërore nuk merret me këto çështje, apo me një hulumtim zyrtar që të vijnë deri tek shkaktarët e këtyre dukurive.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në shumë prononcime të këtyre niveleve të institucioneve shtetërore, shpeshherë lavdërohen për aftësitë e policisë si më të aftit në regjion, e në të kundërtën askush nuk jep llogari për këto aksidente tragjike të shpeshta që po ndodhin. Është e dhimbshme se edhe pranë këtyre shqetësimeve dhe analizave që po i propozojmë, prap se prap askush nuk ka për tu marr me një hulumtim që gjendja në të mirën e ardhmërisë të ndryshojë për së miri. Kjo informatë që vetëm në 24 orët e fundit ndodhin 81 aksident, nga këto aksidente 30 persona përjetuan lëndime, ndonëse më pak të lënduar prap se prap me mbesin me trauma psikike gjë që edhe kjo na bën të nënkuptojmë si lëndime psikikë. Dhe nëse policia ka shqiptuar tiketat dënimi në trafik si në 24 orëshin që e lamë mbas më776 shqiptime tiketash, prap ky numër është në masë jo të vogël”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se sikur të bëheshin hulumtimet për shkaqet e aksidenteve të shpeshta, nga ekspertet e komunikacionit, dhe nga profesionistë të cilët paguhen me rroga si të tillë, sigurisht se do të dilnin edhe rezultatet e qarta të shkaqeve të këtyre aksidenteve.

“Policia gjatë ndodhive të aksidenteve ndërmarrin masat e tyre të autorizimeve që ua lejon vetëm ligji. Raportet e fund vitit të 2018 u përmbyllën me numra të mëdhenj të aksidenteve, ku për fat të keq edhe ky Vit i Ri po vazhdon me të njëjtat rezultate të aksidenteve në numra të mëdhenj. Për të ardhur deri tek shkaqet e aksidenteve, duhet që ekspertët të bëjnë hulumtime të nevojshme dhe të vijnë deri tek shkaqet evidente, që në bazë të këtyre hulumtimeve të zbulohen shkaktarët e aksidenteve”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, një ndër shkaqet kryesore si dukuri që i kontribuojnë aksidenteve është mënyra e provimit te patentës për drejtimin e automjetit.

“Shumë nga shoferët i blejnë me para lejen e patentë shoferit pa hyrë fare në provim. Pos kësaj është edhe konsumimi i alkoolit si dukuri e shpeshtë në drejtimin e automjetit. Mos dënimi i farefisnive të mëdhenjve të shtetit edhe që janë potencial të aksidenteve, mos kryerja adekuate e kontrollimeve teknike të veturave. Po ashtu edhe mos ndërrimi i gomave të veturave në kohën e dimrit, është një ndër faktorët që i shpien deri tek aksidenteve në  shpejtësitë e pakontrolluara nga ana e shofereve që i drejtojnë veturat e tyre në komunikacion. Po ashtu problem tjetër  është edhe mosrespektimi i shenjave të komunikacionit nga ana e shoferëve që i drejtojnë veturat si pjesëmarrës në komunikacion. Gjithashtu problem tjetër është edhe mungesa e shenjave adekuatë të komunikacionit në disa vende në rrugë, mospërshtatja e drejtuesve në komunikacion në kushtet që iu imponohen (shi, bor, akull), tejkalimi i shpejtësive gjatë drejtimit të veturave, mos vendosja e rripit të sigurisë, garat e shpeshta që bëjnë vozitësit me automjetet e tyre mes veti e shumë faktor tjerë”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se një ndër shkaqet tjera të aksidenteve janë edhe bisedat me telefon gjatë drejtimit të automjetit, si dhe disa rrugë të mbetura në gjysmë të pakryera deri në fund dhe pa shenja komunikacioni.

“Si përfundim nëse do t ‘ishte bërë një hulumtim detal nga ekspertet e komunikacionit, dhe me të gjeturat e atij grupi, të nxjerrën konstatimet e shkaqeve të aksidenteve, në bazë të këtyre shkaqeve institucioni të ndërmerr masat ligjore që mos të përsëriten më ato shkaqe. Në bazë të statistikave të aksidenteve të shumta, ku po humbin jetëra shumë qytetarë të këtij vendi, do të ishte mire të ishte prania e numrit më të shpeshte të policeve nëpër rrugë si shenjë preventive,  për pjesëmarrësit e komunikacionit. Shoqëria jonë duhet të shqetësohet me një gjendje të tillë çfarë gjendet tani. Nëse nuk ndermirën masat që i ceka më lartë për të mirën e zvogëlimit të shkaqeve të këtyre aksidenteve, sigurisht se shoqëria jonë do të dëmtohet shumë si në aspektin e humbjeve të jetërave të tërë dhe invalidëve të shumtë që do ti ketë në një afat jo të lartë Kosova”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat