Janë bërë 16 vjet nga vrasja ish-zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, (FARK), Tahir Zemaj.
Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003 bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.
E sot, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e rrallë, ku shihet koloneli Zemaj, duke folur për qëllimet e tyre kryesore pwr luftwn e bwrw ndaj Serbisw.
“Qëllimi ynë kryesorë ka qenë që ta ndihmojmë luftën, ta profesionalizojmë luftën… Ne zbatuam planet e Republikës së Kosovës dhe planet e presidentit të Kosovës... Erdhem për ta mbrojtuar popullin e pa mbrojtur”, thotë ndër tjerash Zemaj në ketë video.
Kujtojmë se vrasja e Tahir, Enis e Hasan Zemajt mbetet ende e pazbardhur, të cilët u vranë në kohë paqeje, gjegjësisht pas përfundimit të luftës së Kosovës.