Biseda telefonike që mund ta zbulojë vrasjen e Tahir Zemajt

Aktuale

Biseda telefonike që mund ta zbulojë vrasjen e Tahir Zemajt

Nga: D.RR Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:42
Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, më 4 janar 2003 u vranë në një pritë të organizuar pas shpine te Kombinati i Drurit në Pejë

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, kohë më parë kishte paraqitur një bisedë telefonike të tij të incizuar, ku këtë bisedë ai e kishte prezantuar në një CD, e sipas tij në të dëgjohet duke biseduar me një person me emrin Brahim, e sipas bisedës ai jep detaje në lidhje me disa vrasje të kryera në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjen e kolonel Tahir Zemajt.

Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003.  Ata u vranë 16 vite më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë, shkruan "Bota sot".

Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.   

Biseda  e Gani Gecit me personin në fjalë përmban fjalë të papërshtatshëm, +18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat