"Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri"

Aktuale

"Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri"

Më: 4 janar 2019 Në ora: 22:15
Behgjet Pacolli dhe Eliot Engel

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se është lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, zgjedhja e kongresistit Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

“Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri.

Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë.

Mirënjohje e përjetshme për përkrahjen e përhershme të Engel, miqve amerikan, dhe SHBA-ve, vendit dhe popullit të cilin e admirojmë pafund.

Paq fat, shëndet e sukses, miku ynë, miku i Kosovës, Engel!” ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat