Latifi: Flirti me Albin Kurtin po e shtyn LDK’në drejt tradhtisë ideologjike ndaj Rugovës

Aktuale

Latifi: Flirti me Albin Kurtin po e shtyn LDK’në drejt tradhtisë ideologjike ndaj Rugovës

Më: 4 janar 2019 Në ora: 22:30
Blerim Latifi

Ditëve të fundit në politikën e Kosovës ka pasur një përplasje të madhe deklaratash mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarëve të lartë të LDK-së, siç janë Abdullah Hoti dhe Lutfi Haziri, lidhur me dialogun dhe ekipin e unitetit që pritet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.

Në lidhje me këtë debat, këshilltari politik i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se ”problemi më i madh i LDK-së gjatë këtij viti ka qenë njëlloj dileme hamletiane: Të jesh apo të mos jesh pjesë e dialogut”,

Më tutje Latifi tha se “kur partitë pushtohen nga dilemat, kjo tregon se ato janë duke kaluar momente krize, sepse të kesh dilema do të thotë të kesh dyshime, do të thotë të mos dish se çfarë është duke ndodhur dhe se nga duhet të ecësh.

Derisa ka folur për gazetën mapo, këtë situatë brenda LDK-së, Blerimi Latifi e sheh si pasojë e mungesës së informacionit në LDK mbi atë se çfarë është duke ndodhur në dhe rreth Kosovës.

“Mungesa e informacionit pastaj shpie në analiza të gabuara të gjendjes dhe këto pastaj në vendimmarrje po ashtu të gabuara”.
Shkakun e kësaj situate kritike të LDK-së, Latifi e lidh me atë që ai e quan “flirti i politikëbërësve të LDK-së me analizat dogmatike të liderit të Vetëvendosjes, i cili, si profet politik, të gjitha të vërtetat për Kosovën dhe për botën, i zbulon në monologjet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat