Selimi thotë se s’kanë humbur asgjë me ndarjen e VV’së

Aktuale

Selimi thotë se s’kanë humbur asgjë me ndarjen e VV’së

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:42
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ndarjen që ka ndodhur në Vetëvendosje gjatë vitit 2018.

Selimi, gjatë paraqitjes se tij të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka treguar se është pishman që është mërzitur kur ka ndodhur ndarja në VV.

“ Me ikjen e deputetëve ka humbur më shumë Kosova se sa VV’ja. Njerëzit shkojnë e vinë. Edhe ata që kanë shkuar mund të zëvendësohen”, ka thënë Selimi

Ai ka thënë se është mërzitur kur ka ndodhur ndarja e VV’së, por tash ia thotë se mërzitet pse ishte mërzitur atëherë.

“ U pata mërzite në atë kohë. Por tash them me vete pse jam mërzitur. Tash bile mërzitem pse atëherë u pata mërzitur”.

Ai ka thënë se viti 2019 do ta tregojë se kush është Vetëvendosje.

“ Ky vit do të jetë vendimtar për VV. Në këtë vit do te shihet se kush është Vetëvendosje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat