Aktivisti i VV-së: Pretendimi i ekipit negociator për “unitet” është jolegjitim

Aktuale

Aktivisti i VV-së: Pretendimi i ekipit negociator për “unitet” është jolegjitim

Nga: A.ZH Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:00
Lëvizja Vetëvendosje

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka kritikuar ekipin negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se pretendimi i tyre për “unitet” është jolegjitim, pasi sipas tij, ekipi nuk e ka besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ai ka theksuar se partitë që kanë përfaqësuesit në ekipin për dialog, PDK, AAK, Nisma dhe të tjerët, nuk e kalojnë as pragun zgjedhor me më pak se 40%, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Zaimit:

PDK e treta, AAK e katërta, Nisma e pesta, e të tjerët nuk e kalojnë dot as pragun zgjedhor. Të gjithë bashkë ata janë më pak se 40%. Si munden këta të përfaqësojnë Kosovën në procese të rëndësishme ndërkombëtare? Pretendimi i tyre për “unitet” është jolegjitim, ata nuk e kanë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat