Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen të martën me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Burime të medias bëjnë me dije se ky takim do të zhvillohet me 8 janar nga ora 14:00 në Bruksel.
Ky takim zhvillohet me kërkesë të Brukselit pas votimit të delegacionit Shtetëror në Kuvendin e Kosovës ditë më parë. E ditë më parë zv-kryeministri, Fatmir Limaj këtë takim e ka vlerësuar më shumë si takim njohës dhe konsultativ.
Ndërkohë tani për tani nuk dihet se kur do të nisin bisedimet me palën serbe.