Zbulohet arsyeja pse AAK nuk po e pranon dorëheqjen e deputetit Blerim Kuçi - Bota Sot
Zbulohet arsyeja pse AAK nuk po e pranon dorëheqjen e deputetit Blerim Kuçi

Aktuale

Zbulohet arsyeja pse AAK nuk po e pranon dorëheqjen e deputetit Blerim Kuçi

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:23
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk po e pranon dorëheqjen e deputetit Blerim Kuçi, për shkak të humbjes së një mandati në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për arsye që, në momentin kur Kuçi largohet nga posti i deputetit të Kuvendit, atëherë vendin e tij do e zë Bislim Zogaj i PDK-së.

E gjithë kjo ndodhë për arsye që AAK, në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor të vitit të kaluar, kishte qenë në koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe Nismën Social Demokrate.

AAK tanimë në Kuvendin e Kosovës, i ka gjithsej 12 deputetë.

E me largimin eventual të Blerim Kuçit, atëherë partia e kryeministrit Haradinaj, do të mbetej me 11 deputetë.

Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ky zotim do të kryhet, siç do të realizohen edhe premtimet tjera të Haradinajt”, kishte thënë Kuçi.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi, gjatë ditës së djeshme ka thënë se ai e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe pritet të shqyrtohet.

“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, ka thënë Kuçi.

Por, deputeti tjetër i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë të qartë se kjo parti do e refuzojë kërkesën e Kuit. Kjo për arsye, që sic ka thënë ai “premtimi i Kucit ka qenë, që nëse liberalizimi nuk ndodhë për shkak të mospërmbushjes së kritereve”.

“Ne nuk e kemi shqyrtuar kërkesën e deputetit Kuçi ende, por e di saktë se ajo nuk do të pranohet. Kuçi nuk ka asnjë obligim as moral as politik që të japë dorëheqje nga posti i deputetit, sepse edhe ai edhe partia që i tako, i kanë përmbushur krejt obligimet për liberalizimin e vizave. BE ndoshta do të reflektojë me disa muaj vonesë. Kërkesa e deputetit Kuçi do të refuzohet”, ka përfunduar deputeti Muharrem Nitaj

Aktualisht pushteti është me minus një deputet, meqë Nezir Çoçaj i PDK-së ka paraqitur dorëheqjen në administratë, ndërsa KQZ-ja po e ka të pamundur që ta certifikojë Rafet Ramën, deputetin që është në pritje në listë, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e vitit 2017 me PAN-in.

Në rast se i miratohet kërkesa edhe Kuçit, pozitën e deputetit do ta fitonte Bislim Zogaj, i Partisë Demokratike të Kosovës, që do të mund të mund të bëhej deputet kur presidenti Hashim Thaçi vendos që ta zhbllokojë KQZ-në duke emëruar anëtarët sipas rezultatit të zgjedhjeve të kaluara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...