Mustafa: Të gjithë atyre që po derdhin lot krokodili… karavani i LDK-së ecë

Aktuale

Mustafa: Të gjithë atyre që po derdhin lot krokodili… karavani i LDK-së ecë

Nga: N.H Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:18
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë partia që ai e udhëheqë është e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë, si dhe i merr vendimet vet.

Sipas kryetarit të LDK-së, të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste.

Ai në fund, ka nënvizuar se ky subjekt vendos vet si do t’i shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës.

Ja postimi i plotë i kryetarit të LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet. 

Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste , u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. 

LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do ti shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës. Karvani i LDK-së ec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat