Kurti kërkon që Gjakova të shpallet “No Zone” për kriminelët serbë

Aktuale

Kurti kërkon që Gjakova të shpallet “No Zone” për kriminelët serbë

Nga: A.ZH Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:06
Protesta për ndalimin e pelegrinëve serbë të hyjnë në Gjakovë

Lideri i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se protesta për ndalimin e pelegrinëve serbë në Gjakovë, është një e drejtë legjitime.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se gjatë luftës, qytetarët serbë në bashkëpunim me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare masakruan dhe dogjën të gjallë shqiptarët e pafajshëm të Gjakovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, për këtë arsye, është e pamendueshme dhe e papranueshme që “këtyre kriminelëve t'ju lejohet ndonjëherë të fusin këmbën në këtë qytet”.

Ai ka kërkuar që Gjakova të shpallet “No Zone” për kriminelët serbë, njëlloj sikurse është rasti në qytetin e Bosnjes ku gjermanëve iu ndalohet hyrja në qytet.

Postimi i plotë i Kurtit:

Protesta për ndalimin e pelegrinëve serbë të hyjnë në Gjakovë, është një e drejtë legjitime.

Gjatë luftës në Kosovë në qytetin e Gjakovës, bashkëqytetarët serbë në bashkëpunim me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare masakruan, dhunuan, vranë dhe dogjën të gjallë banorët e pafajshëm, shqiptarë të këtij qyteti.

Për këtë arsye është e pamendueshme dhe e papranueshme që këtyre kriminelëve t'ju lejohet ndonjëherë të fusin këmbën në këtë qytet ku nanat ende nuk i kanë gjetur fëmijët e tyre të vrarë, për ti varrosur e për të patur një vend ku ti varrosin. 

Implikimi i civilëve serbë në krimet gjenocidale në Gjakovë ndaj shqiptarëve është i faktuar me emra dhe mbiemra dhe të njëjtët vrasës nuk mund të na kalojnë nën hundë si "pelegrinë" paqësorë.

Kërkojmë që Gjakova të shpallet si "NO ZONE" për kriminelët serbë, njëlloj sikurse është rasti në qytetin e Bosnjes ku ju ndalohet Gjermanëve hyrja në qytet tashmë që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të masakrës që bënë këta ndaj popullatës civile. 

FK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat