Ish eprori i FARK-ut “trondit” Haradinajn: Ti Kryeministër me ushtarë e rrethoje Tahir Zemën, Sali Çekajn, e me ultimatum kërkoje... - Bota Sot
Ish eprori i FARK-ut “trondit” Haradinajn: Ti Kryeministër me ushtarë e rrethoje Tahir Zemën, Sali Çekajn, e me ultimatum kërkoje...

Aktuale

Ish eprori i FARK-ut “trondit” Haradinajn: Ti Kryeministër me ushtarë e rrethoje Tahir Zemën, Sali Çekajn, e me ultimatum kërkoje...

Nga: B.S Më: 5 janar 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga dhënia e Betimit në QSU Papaj me datën 21 qershor 1998.

Ish-eprori i lartë i FARK-ut, Skender Hasanxhekaj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Sipas tij, Haradinaj me ushtarët e tij gjatë luftës kishte rrethuar Tahir Zemën e Sali Çekajn, e më pas kishte kërkuar largimin e tyre nga Kosova.

“Po ky kryeministër me njësitë e veta e rrethekonte kazermën në Prapaqan dhe br. 134, gjegjësisht kol. Tahir Zemajn dhe Sali Çekajn dhe me ushtarë Lirie u jep ultimatum, Largohuni nga Rrafshi i Dukagjinit”, ka shkruar Hasanxhekaj, përcjellë “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i tij:

“ËNDËRR”

A jam në ëndërr apo është e vërtetë!

Skender Hasanxhekaj

Pas shpalljes së aktgjykimit për grupin Kumanova, Kryeministri kur del para grupit të demonstruesve, njërit nga ta i drejtohet “mshele ti atje”!

Gjatë seancës së parlamentit për statusin e FSK-së deklaron se më mirë do ta shpjegoj “Gjeneral Berisha”!

Ëndërr apo e vërtetë!

Image
Skender Hasanxhekaj dhe Isuf Haklaj, majtas

Po ky kryeministër me njësitë e veta e rrethekonte kazermën në Prapaqan dhe br. 134, gjegjësisht kol. Tahir Zemajn dhe Sali Çekajn dhe me ushtarë Lirie u jep ultimatum, Largohuni nga Rrafshi i Dukagjinit. Po ky kryeministër, atë kohë komandant,  pas rënies Heroike të Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt u jep  grada postmortum që më vije marre ti përmendi, por që vëllaun  e vet edhe pse me numër më të vogël të ushtarëve, me suksese më të vogla në operacione se br. 138 Agim Ramdanit e gradon me gradën e Gjeneralit, por për të qenë ironia më e madhe, as në kohën e transformimit të UÇK-së në TMK nuk e sheh të arsyeshëm gradimin e Berishës në Gjeneral, tani e mashtron veten dhe opinionin, jo pse Rrustem Berisha dhe shumë eprorë të luftës së Koshares nuk e meritojnë këtë gradë, por që këta “komandantë” nuk kanë ditë as atëherë e besa as sot, çka është ushtria.

Ky Kryeministër deklaron se e ka rrumbullakësuar problemin e luftëtarëve të lirisë duke përcaktuar mjetet për pensione, por si duket ka harruar që në kuadër të stafit të komandës së zonës ka shti njerëz, të cilët për punën që kanë bërë, për refugjatë në Plavë e Guci janë paguar nga bashkëvëndasit e mi, por të njëjtit kanë krijuar listat e ushtarëve të UÇK-së nga kjo trevë dhe të njëjtat ia kanë dorëzuar milicisë së Plavës. A THUA KËSHTU PUNOHET PËR VENDIN?

Nuk mjafton të jesh patriot në mënyrën tënde, e mos ta kontrollosh vetën dhe stafin më të ngushtë si po punon për vendin e mos t’ua pranosh të tjerëve patriotizmin e shprehur në mënyrën e vet.

Sërish pyes vetën a jam  në “ëndërr”, apo këta njerëz mendojnë se bota sillet rreth tyre.

Për të qenë ironia edhe më e madhe sot hynë dhe delë në familjen e Ibrahim Rugovës si mik i Rugovës dhe familjes së tij, duke harruar ultimatumin për luftëtarët e lirisë që atë e njihnin për komandant suprem, dhe ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Rugovës.

O Zotë më jepë forcë ta tejkaloj këtë “ËNDËRR”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...