Abdixhiku: Lavdërojnë me zell Hashimin e Kadrinë, dhe në fund thirren si rugovistë

Aktuale

Abdixhiku: Lavdërojnë me zell Hashimin e Kadrinë, dhe në fund thirren si rugovistë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 23:45
Lumir Abdixhiku

Pas reagimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa kundër atyre që, sipas tij, po e kritikojnë pa bazë këtë parti, ka reaguar edhe Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së dhe ish nxënës i Isa Mustafës.

Abdixhiku ka shkruar gati në të njëjtën vijë me Mustafën.

Reagimi i Abdixhikut:

Vëreni kritikat që kapësit me shërbëtorë i shtrojnë ndaj LDK-së këto ditë. Vëreni se si mercenarë, kontrabandues votash e njerëz pa fije parimi në politikë, po i mbajnë ligjerata LDK-së se si duhet të sillet për shtet.

E moralizojnë LDK-në, gjeneratën e re, votuesit e partise, keshillat e strukturat pa përjashtim – lavdërojnë me zell Hashimin e Kadrinë. Dhe në fund kanë guximin të thirren si “rugovistë”.

Të tillët është mirë t’i keshë kundërshtarë gjithëherë. Kur sheh kë e ke përballë e kupton se je në rrugë të drejtë. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu – s’mërzitet kush – LDK është në rrugë të drejtë! LDK vendosë vet; e ka të qartë rrugën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat