Geci: Po sikur të dëshmohet se varësit jeni ju, ku doni me bë vendin?

Aktuale

Geci: Po sikur të dëshmohet se varësit jeni ju, ku doni me bë vendin?

Nga: N.Sh Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:13
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Halil Geci nga Llausha e Skenderajt përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar zyrtarët e vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shumë personalitete të çështjes kombëtare, të vrarë gjatë dhe pasluftës në Kosovë.

Geci bashkangjitur me postimin, dhe fotografitë e zyrtarëve të LDK-së, ka publikuar edhe një fotografi të liderëve tanë politik, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Azem Syla, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, e disa tjerë, pyet se, sikur para gjykatës të dëshmohet se këta janë vrasësit, atëherë ku do të bëjnë vendin?

“Po sikur nesër para gjykate dëshmohet se ju jeni vrasësit e këtyre atdhetarëve ku doni mi bë vendin. Lëshoni sytë poshtë juve e shikoni kë keni vrarë. Këta janë vetëm një pjesë e të vrarëve qe dyshohet në ju. Mos mendoni se kanë vdekur shqiptarët, mos mendoni se nuk ua len pushka”, shkruan Geci, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë lexojeni shkrimin e plotë:

Pse na vratë......??? po sikur nesër para gjykate dëshmohet se ju jeni vrasësit e këtyre atdhetarëve ku doni mi bë vendin.

Lëshoni sytë poshtë juve e shikoni kë keni vrarë.

Këta janë vetëm një pjesë e të vrarëve qe dyshohet në ju.

Mos mendoni se kanë vdekur shqiptarët, mos mendoni se nuk ua len pushka.

Po ua përkujtoj një strofë te Oso Kukes, kur i thotë Knjaz Nikolles:

Po njoft Knjazin qe e mban buka

Be po te bëj si ja len pushka

Mos ja lasht pushka e kërkoj

Pi provoj një here pi gjuj!

A e dini si edhe këta i ka bërë nëna shqipëtare.

Kurse vrasësit dhe urdhër dhënësit i kanë bërë shkinat e shumadis.

Dëshiroji qe ju t’mos jeni te bijt e shkinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat