Abdixhiku për Hoxhajn: Na paska ‘këshilluar’ njëri nga 40-të nënkryetarët e PDK-së

Aktuale

Abdixhiku për Hoxhajn: Na paska ‘këshilluar’ njëri nga 40-të nënkryetarët e PDK-së

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:38
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, duke iu referuar këtij të fundit si njëri nga 40 nënkryetarët e partisë të cilës i takon.

Sipas tij, janë aktivizuar këshilltarë, nënkryetarë dhe kryetarë nga PDK-ja duke mësuar LDK-në se si të sillet dhe si të veprojë.

“Vazhdon ligjërimi ndaj LDK-së. Këtë herë na paska “këshilluar” njëri nga 40 e sa nënkryetarët e PDK-së. Se i kanë rregulluar punët e veta mos-vet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë:

Vazhdon ligjërimi ndaj LDK-së. Këtë herë na paska “këshilluar” njëri nga 40 e sa nënkryetarët e PDK-së. Se i kanë rregulluar punët e veta mosvet.

Janë aktivizuar të gjithë; me këshilltarë, nënkryetarë e kryetarë. Analiza e psiko-analiza për LDK-në. Si të veprojmë, si të sillemi, si të votojmë - taman për qejf të tyre. Çka do të bënim ne vallë pa ta?

Vetëm një hall i madh i aktivizon të tillët kështu. Veç një kompromis i rëndë me Serbinë i bën kaq aktiv - gjithsesi patetik. LDK e ka të qartë rrugën e vet. Edhe për dialog, edhe për shtet edhe për konsensuz politik. Mbi të gjitha LDK ka njerëz mjaftë që i dalin të zot në mendim e veprim. Për mendime të huaja s’kemi vend.

Gjithsesi të njejtat mund t’i përdorni lirshëm në udhëheqjen e partisë nga vendi i tretë. Aty të njëjtat ju kanë sjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat