Vetëvendosje: Bashkë me LDK-në marrim 56 ulëse në Kuvend – Kurti kryeministër

Aktuale

Vetëvendosje: Bashkë me LDK-në marrim 56 ulëse në Kuvend – Kurti kryeministër

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:47
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një anketë të realizuar në muajin dhjetor, sipas së cilës kryeministri më i përshtatshëm për qytetarët do të ishte Albin Kurti. Ndërkaq, LVV është renditur partia e dytë si më e votuar.

Nënkryetari i VV-së, Bislim Bislimi në një konferencë për media tha se partitë në koalicion janë duke ua marrë votat PDK-së.

Ai duke iu referuar një ankete të kontraktuar nga VV dhe të realizuar nga UBO Cosulting, thotë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, lideri më i përshtatshëm për qytetarët do të ishte Albin Kurti.

Bislimi grupin negociator e ka quajtur si grup të korrupsionit.

Bislimi: Albin Kurtin prin si kryeministër i vendit

“Që nga marsi prin Albin Kurti në vazhdimësi, që tregon se ka mbështetje të simpatizantëve të subjekteve tjera politike, i udhëhequr pastaj nga Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa.  Ndërkaq këtu kemi Shpend Ahmetin, Fatmir Limajn  dhe Behxhet Pacollin. Këta janë personat të cilët kanë marrë në dorë udhëheqjen e negociatave me Serbinë, mirëpo sa kanë mbështetjen e qytetarëve personat të cilët kanë marrë në dorë fatin e vendit dhe e quajnë vetën grup i unitetit. Në fakt ky kishte me qenë grupi i sfidës për kalimin e pragut zgjedhor, ose nëse ka ndonjë unitet këtu, flitet vetëm për korrupsionin”, tha Bislimi.

Sipas Bislimit, LVV është subjekti i parë që ka përkrahjen e njëjtë në gjithë Kosovën, ku siç tha ai përkrahja është e njëjtë si në zona rurale, ashtu edhe në urbane. Sipas tij, PDK ka përkrahje më të madhe në zona rurale se sa në ato urbane.

Kjo anketë ka përfshirë 1070 të anketuar mbi moshën 18 vjeçare, ku të njëjtit kanë renditur VV’në si partinë më favorite në vend.

Bislimi: LVV renditet e dyta me përqindjen më të madhe të përkrahjes së qytetarëve

“Shihet që ende prin LDK me 27,1, Lëvizja Vetëvendosje është me 22,6 e pasuar nga PDK me 20 dhe AAK me 12,6. Nisma e kalon pragun zgjedhor në bazë të kësaj ankete... Lëvizja Vetëvendosje ka ngritje përgjatë muajit 2018, për nga dallim  nga subjektet tjera politike, kjo vlen edhe për AAK-në, edhe pse për AAK-në, ngritja është falë të dy masave. Taksës 100 për qind dhe ushtrisë, do të thotë ka qenë e pritshme, por e përkohshme, e cila do të zbehet menjëherë në omnibusin  në mars”, ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, nga kjo anketë kanë parë ulje të përqindjes së përkrahjes së PDK, 18 për qind vetëm gjatë një viti.

Ai shtoi se PDK-në janë duke e “grryer” subjektet të cilat është  në koalicion.

Bislimi: PDK-së po i ikin votat nga AAK dhe Nisma

Image
Bislim Bislimi

“Votat që po i ikin PDK-së janë duke ua marrë nga brenda AAK dhe NISMA, dhe kjo është mbase problemi kryesor  me të cilat sot ballafaqohet Kadri Veseli, që e shtynë të bëjë deklarata kontraverse dhe të pamatura në media. Në fakt Kadri Veselit mund t’i ipet një kredit kur thotë që edhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konvenojnë zgjedhjet, në qoftëse e shohim këtë trend mund të thuhet se Lëvizjes Vetëvendosje do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje për arsye se është në rrugë shumë të mirë për t’u bërë subjekti i parë politikë. Mirëpo LVV deri më tani asnjëherë nuk ka bërë kalkulime për interesa vetanake, për atë arsye jemi shumë të interesuar që sa më parë të ndërpritet kjo qeverisje dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka shtuar Bislimi.

Sipas Bislimit, në këtë anketë qytetarët janë shprehur  të pakënaqur nga kjo qeverisje për tri arsyeje: në zhvillim ekonomik, në luftimin e korrupsionit dhe në politikën e jashtme.

Po ashtu, u përmenden edhe problemet më të mëdha, me të cilat sipas VV-së,  po përballen qytetarët si çmimet e larta të faturave të rrymës, paga mesatare e ulët, çmimi i lartë i derivateve, mungesa e vendeve të punës, sigurimi i barnave etj.

I pyetur nga gazetarët rreth vrasjes së policit në Istog dhe shumë plaçkitjeve që janë bërë ditëve të fundit, në  të cilat thuhet se janë të përfshirë anëtar të VV-së, ai tha se në Facebook mund të komentoi çfarë të dojë secili prej nesh dhe kjo është e drejta e gjithë secilit. Madje, ai tha se është keq që vrasja e policit në Istog ka marrë këtë dimension.

Image
Bislim Bislimi

***

Vetëvendosje përmes një konference për media ka prezantuar rezultatet e një anketimi ku Albin Kurti ka dalë të jetë lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës.

Sipas rezultateve të prezantuara nga VV, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.

Besnik Bislimi gjatë prezantimit theksoi se liderët politikë që janë në krye të dialogut me Serbinë konsiderohen më së paku të përshtatshëm për të udhëhequr me ekzekutivin.

Të dhënat tjera nga anketimi i Vetëvendosjes tregojnë se ka dyfishim të numrit të personave që do të votonin, përderisa në qoftë se do të mbaheshin zgjedhje rezultati e vendose në krye LDK-në me 27%, pasuar nga VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.

Besnik Bislimi tha se VV ka rritje të vazhdueshme gjatë 2018’ës ndërsa PDK-ja po vazhdon me rënie.

Këtu gjithashtu u prezantuan edhe problemet më të cilat janë ballafaquar qytetarët gjate vitit 2018 si dhe sa janë te kënaqur qytetarët me qeverisjen e Haradinajt.

Ky anketim është realizuar në muajin dhjetor, i kontraktuar nga Vetëvendosje dhe i implementuar nga UBO Consulting.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat