Limaj: Dita e Krishtlindjeve Ortodokse të shërbejë për më shumë tolerancë

Aktuale

Limaj: Dita e Krishtlindjeve Ortodokse të shërbejë për më shumë tolerancë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:48
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sipas Limajt, kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Limajt:

Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë!

Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës!

Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat